Site icon Telegrafi

Kërkoi t’ia lyejnë flokët me dy ngjyra, por rezultati doli më i keqi i mundshëm (Foto)

Joanna Huang nga Tajvani ka shkuar te një stilist i flokëve, ku ka kërkuar t’i aplikojnë dy ngjyra të ndryshme në flokë.

Megjithëse 30-vjeçarja e dinte se nuk do të ngjante sikur modelja në fotografi, dëshironte së paku një imitim të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Por, pasi iu hoqën foliet e aluminit dhe i lau flokët, e gjeti kokën me nuancën rozë të ndezur si dhe një rreth të bardh në mes.

Fotografitë, ku shihet para dhe pas ngjyrosjes së flokëve, Huang i ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social, ku tregon për dështimin që i ka ndodhur. /Telegrafi/

Exit mobile version