Telegrafi

I kërkoi të paguaj biletën, pasagjeri i dehur rrah brutalisht shoferin e autobusit dhe ia kafshon faqen (Video, +18)

Një pasagjer i dehur në Kinë është arrestuar pasi ka sulmuar brutalisht shoferin e autobusit, i cili ia rikujtoi se duhet ta paguaj biletën.

Videoja shokuese shfaq momentin kur një burrë i veshur me rroba ngjyrë kafe, e godet vazhdimisht me shuplaka shoferin i cili për asnjë moment nuk tentoi t’i kundërpërgjigjet, apo të paktën të mbrohet, transmeton Telegrafi.

Shoferi madje në një moment nxjerr gjak nga goja, ndërsa pas rastit është dërguar me urgjencë në spital, pasi sulmuesi e kafshoi në faqe.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në autobusin numër 102 në Xi’an në provincën kineze Shaanxi. /Telegrafi/