Site icon Telegrafi

I kërkoi të mbante maskë mbrojtëse, burri kthehet me dy shokë dhe godet me shkop bejsbolli pronarin e lavanderisë në Paris

Maska është cilësuar si “arma” kryesore për t’i bërë ballë luftës ndaj COVID-19 dhe si e tillë autoritetet kanë nxitur qytetarët që t’i mbajnë ato në ambiente të mbyllura dhe publike.

Për këtë shkak një incident aspak i hijshëm ka ndodhur në periferi të Parisit. Pronari i një lavanderie, i ka kërkuar një klienti që të vendoste maskën mbrojtëse.

Por ky i fundit mesa duket nuk i kanë pritur mirë këto fjalë dhe është kthyer pak minuta më vonë me dy shokë dhe e kanë goditur barbarisht burrin me shkop bejsbolli.

Si pasojë e sulmit burri ka rënë pa ndjenja, por pas trajtimit të mjekëve gjendja e tij ka nisur të përmirësohet.

“Unë i kërkova njërit prej burrave që të vendoste maskë mbrojtëse, por ai nuk pranoi. Pas pak ai u rikthye me tre shokë dhe dy prej tyre më goditën me shkop bejsbolli. Unë mund të isha vrarë nga ky sulm”, u shpreh burri i dhunuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Exit mobile version