Site icon Telegrafi

Kërkoi qethje speciale në pjesën e pasme të kokës, mbeti me disa të prera bizare (Foto)

Mbeti me ‘qethjen më të keqe ndonjëherë’ dhe vetëbesimi i ra në pikën më të ulë, pasi floktarja ia realizoi një prerje shumë të dobët.

Lucy Burrows nga Gloucestershire e Anglisë, ia tregoi floktares një model të veçantë flokësh që e kishte parë në internet, transmeton Telegrafi.

Por, 22-vjeçarja mbeti e dëshpëruar, kur pa shenjat e të prerave bizare, në hapësirën ku kishte pasur një tufë flokësh.

“Së pak mund t’i mbuloj me pjesën tjetër të flokëve dhe të kem kujdes kur dal jashtë, derisa fryn erë” ka thënë Burrows.

Asaj i vjen keq, që floktarja ia kërkoi 20 funte dhe nuk pranoi se e ka kryer qethjen si duhet, megjithëse përfundimet nuk ishin aspak të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version