Site icon Telegrafi

Kërkoi para për t’i rritur fëmijët, rrahet brutalisht nga ish-burri dhe dashnorja e tij (Foto, +18)

Një nënë nga Dengzhou i Kinës, pretendon se është rrahur brutalisht nga ish-burri, dashnorja tij dhe disa persona tjerë, kur ka shkuar të kërkojë para për t’i rritur fëmijët.

Gruaja e njohur vetëm me mbiemrin Jeng, thotë se është braktisur nga burri me të cili ishte e martuar për 14 vjet, pasi ai u dashurua në një tjetër të njohur vetëm si Wend, me të cilën tani është duke bashkëjetuar, transmeton Telegrafi.

Nëna 39-vjeçare ka deklaruar se është rrahur dhe qëlluar me mjete të mprehta, pasi ka shkuar të kërkojë para për të ushqyer, veshur dhe shkolluar fëmijët.

Por ajo është kthyer e plagosur rëndë, dhe më e dërmuar për tu kujdesur për 14 dhe 16-vjeçaren.

Në një raport për medie, Jeng ka thënë se ka pasur jetesë të mirë derisa është paraqitur Wend para dy vitesh.

“Jetonim në kushte të vështira, por të dytë punonim. Me paratë që mblodhëm, ndërtuam shtëpi dhe blemë veturë, fëmijët i rrisnim mirë”, është shprehur ajo, për kohën kur kishte jetë stabile.

Policia ka nisur hetimet për këtë njeri të paemëruar, i cili pos që e ka lënduar ish-gruan, nuk paguan asnjë alimentacion për fëmijët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version