Telegrafi

Kërkoi një prerje moderne për të cilën pagoi shtrenjtë, mbeti me flokë të prera shumë keq (Foto)

Rache White kërkoi një prerje moderne flokësh, ne një sallon në Nelson të South Wales, por përfundoi me flokë të prera shumë keq dhe turpërohej të dilte në rrugë.

E gjithë kjo, pasi 20-vjeçarja kaloi afro katër orë duke i prerë dhe ngjyrosur flokët, për të cilat nuk pagoi lirë, transmeton Telegrafi.

“Pagova 65 funte, ndërsa kur erdha në shtëpi, u detyrova që ta thërras një kushërirë të mi priste sërish. Përfundimet ishin të tmerrshme” ka thënë White.

Shkaku i prerjeve të pakëndshme, ajo nuk kishte dalë një ditë në punë, për të kryer shërbimin e dërgimit të postës nëpër shtëpi.

Në anën tjetër, pronari i sallonit ka hedhur poshtë se ajo ka pësuar prerje të pakëndshme, duke thënë se të gjithë punonjësit i ka profesionistë. /Telegrafi/