Rache White kërkoi një prerje moderne flokësh, ne një sallon në Nelson të South Wales, por përfundoi me flokë të prera shumë keq dhe turpërohej të dilte në rrugë.
E gjithë kjo, pasi 20-vjeçarja kaloi afro katër orë duke i prerë dhe ngjyrosur flokët, për të cilat nuk pagoi lirë, transmeton Telegrafi.
“Pagova 65 funte, ndërsa kur erdha në shtëpi, u detyrova që ta thërras një kushërirë të mi priste sërish. Përfundimet ishin të tmerrshme” ka thënë White.
Shkaku i prerjeve të pakëndshme, ajo nuk kishte dalë një ditë në punë, për të kryer shërbimin e dërgimit të postës nëpër shtëpi.
Në anën tjetër, pronari i sallonit ka hedhur poshtë se ajo ka pësuar prerje të pakëndshme, duke thënë se të gjithë punonjësit i ka profesionistë. /Telegrafi/