Telegrafi

I kërkoi një fotografi nga dushi, shikoni çfarë i ktheu ajo prapa (Foto)

Reese Hebert nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ka qenë duke hyrë për të bërë dush, kur i ka ardhur një mesazh nga një numër i panjohur, që donte të bisedonin.

Por, 16-vjeçarja nuk ka dashur të flasë dhe i ka thënë ta lërë të qetë, sepse ishte në banjë dhe donte të pastrohej, transmeton Telegrafi.

Në atë moment, ai i ka kërkuar një fotografi, pikërisht nga vendi ku ndodhej dhe e zhveshur.

Megjithëse ajo ia ka kthyer prapa imazhin, pikërisht nga vendi ku ndodhej, nuk ia ka bërë qejfin deri në fund.

“Mu kujtua një çadër që e pata blerë për 20 dollarë, që kur nuk më ka hyrë në punë dhe vendosa ta vë për të bërë mahi”, ka shkruar ajo, pasi e ka publikuar rastin në Twitter.

Forma se si është përgjigjur kundër zhveshjes, ka bërë që të merr me mijëra pëlqime dhe komente pozitive. /Telegrafi/