Nusja dhe dhëndri ishin shumë të lumtura derisa po i hapnin dhuratat, por ky gëzim nuk iu zgjati shumë.
Sikur shumica e të ftuarve në dasmë edhe daja i dhëndrit, iu kishte dhënë një zarf me para, që çifti i ri të ndihmohen në nisjen e jetës bashkëshortore, transmeton Telegrafi.
“Kur e hapëm zarfin, u befasuam kur i gjetëm 160 funte, por ai ka para dhe mund ta përballojë” ka shkruara nusja e befasuar.
Por, tri ditë më vonë, ata pranuan një telefonatë prej daje, që kërkonte t’ia kthenin 144 funte, sepse kishte bërë gabim.
“Ai kishte dashur të shkruante një çek prej vetëm 16 funteve, por gabimisht e kishte vënë edhe një zero. Gabimin e kuptoi, pasi banka i dërgoi një mesazh prej banke” ka shkruar nusja më tutje.
Në ngjarjen e pazakontë është përfshirë edhe vjehrra e saj, e cila i ka kërkuar vëllai ta harroi këtë kërkesë, sepse askush nuk bënë diçka të tillë. /Telegrafi/