Fermeri i paemëruar nga Aberdeenshire e Anglisë, ka kërkuar ndihmë e policisë, nga frika se në pronën e tij ndodhet një tigër – por, nuk ishte asgjë tjetër, pos një lodre fëmijësh.
Nga frika se një egërsirë ndodhet e lirë, janë angazhuar dhjetëra policë të armatosur, teksa u kontaktua kopshti zoologjik i asaj zone, për raportuar nëse i ka ikur ndonjë kafshë, transmeton Telegrafi.
Por, menjëherë u kuptua se ishte një lodër, ndërsa fermeri ishte ‘shumë i turpëruar’ për ngatërresën që bëri.
“Ishte një ankesë në moment paniku, por me qëllim të mirë. Aksioni përfundoi menjëherë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/