Qytetarët e një pjesë të New Yorkut, kanë mbetur të habitur me mesazhin që ishte shfaqur në qiell.
Fluturakja e vogël ka bërë lëvizje të caktuara, për ta shkruar: “Kristina, a martohesh me mua”, transmeton Telegrafi. Këtë propozim e ka shoqëruar edhe një zemër e vizatuar.
Pos që është fotografuar ky shënim në ajër, nuk bëhet i ditur identiteti i burrit që gjeti këtë formë të pazakonte për të bërë pyetjen e madhe.
Në të njëjtën kohë, mbetet e pakuptueshme nëse ka marrë një përgjigje pozitive apo është refuzuar. /Telegrafi/