Një YouTuber vendosi të përdorë potencialin e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe t’i kërkojë asaj të ilustrojë “si duken ëndrrat”.
Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale ka shkaktuar admirim dhe habi tek përdoruesit, ndërsa disa e quajnë version të filmit “Inception”, por pa buxhetin e Hollivudit.
AI vendosi të përshkruaj një botë surreale dhe shumëngjyrëshe, kryesisht nën ujë, dhe vështirë se mund ta përshkruanim “komplotin e filmit”, raporton dailystar.
Shohim peshk fluturues, një shpërthim shtëpie, një aeroplan shumëngjyrësh që shndërrohet në një krijesë uji… Mjaft abstrakte, e vështirë për t’u interpretuar dhe disa do të thoshin – shqetësues.
“Kjo duket e frikshme,” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi “Jezus, kjo është e vështirë për t’u parë”.
Si ju duken? Na shkruani në komente. /Telegrafi/