Leona Loir nga Britania e Madhe, i është kundërpërgjigjur në mënyrë të shkëlqyer një burri, që i ka kërkuar asaj t’i dërgojë fotografi ku është e zhveshur.
Për dallim nga shumica e femrave, që e ndërprenë bashkëbisedimin, ajo ka filluar të dërgojë imazhet ku tregon kofshët, gjoksin dhe këmbët e pjekura të pulës, transmeton Telegrafi.
Madje, ajo ka vënë edhe tërë trupin e shpezës, ndërsa afër kishte një enë me sos. “A jam mjaft e lëngshme për ty, unë mund të zhvishem” ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.
Këto fotografi duket se e kanë frikësuar këtë njeri, i cili nuk ka kthyer asnjë përgjigje dhe është larguar.
“Është mënyra më e mirë që të shmanget një pervers i tillë”, ka komentuar dikush lidhur me rastin. /Telegrafi/