Site icon Telegrafi

I kërkoi fanellën Messit në fund të ndeshjes Bayern-PSG, por nuk e mori – Musiala zbulon se çfarë ndodhi

Jamal Musiala mendoi se do kishte më në fund një fanellë të Lionel Messit pas fitores së të mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

Talenti i Bayern Munichut impresionoi në ndeshjen në Allianz Arena pasi Bavarezët fituan 2-0, duke kaluar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Por 20-vjeçari, i cili kishte parë bashkëlojtarin Alphonso Davies të largohej nga fusha me fanellën e Messit në ndeshjen e parë, donte një të tillë në takimin e dytë.

Lexo po ashtu Messi dhe Mbappe në shtëpi, Bayern Munich superior ndaj PSG-së

Pasi u zëvendësua në fund të takimit, Musiala u pa pas ndeshjes duke i kërkuar shtatë herë fituesit të Topit të Artë fanellën e tij. Messi i tha se një gjë të tillë do ta bënte në tunel, por nuk ndodhi kështu.

Musiala më vonë u pyet nga gazetarët në zonën mikse nëse ai kishte arritur të merrte fanellën e Messit, ndërsa përgjigja e tij ishte: “Unë nuk e gjeta atë”.

Natyrisht se ky veprim i argjentinasit mund ta ketë lënë të zhgënjyer gjermanin, që ka pritur një kohë të gjatë që ta ketë fanellën e njërit prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version