Site icon Telegrafi

I kërkoi falje publike, Britney Spears i përgjigjet të ëmës: Askush nuk u ngrit për mua, largohu

Jeta e Britney Spears ka ndërruar rrënjësisht që nga koha kur ishte në konservator, përkujdesjen e babait të saj.

Dhe derisa po shijon më në fund lirinë, ajo po rrëfen gjithçka që ka kaluar, veçanërisht në atë që lidhet me prindërit.

Në fakt, artistja fajësoi prindërit për gjithçka të keqe që i ka ndodhur.

“Ata më vranë mua. Ndjeva sikur familja ime më hodhi tutje. Më vunë në një gjendje shpirtërore injorante për të më bërë të ndihesha sikur kisha nevojë për ta”, tha ajo në atë kohë.

Fjalë ndaj të cilave bëri që nëna e saj, Lynne Spears, të reagoj.

Lexo po ashtu Nëna e Britney Spears i kërkon falje publike këngëtares për gjërat që ka kaluar gjatë kohës së konservatorit

“Britney, gjithë jetën tënde kam bërë më të mirën për të mbështetur ëndrrat dhe dëshirat e tua”, tha ajo.

“Dhe gjithashtu, kam bërë gjithçka që kam mundur për të të ndihmuar nga vështirësitë! Nuk të kam kthyer kurrë shpinën dhe nuk do të të kthej kurrë! Kam provuar gjithçka dhe të dua shumë”.

Përgjigja erdhi në formën e një postimi në Instagram që ajo e fshiu thuajse menjëherë.

“Për 13 vjet më duhej të takohesha me mjekë çdo javë për të rikthyer të kaluarën time, dhe kjo vetëm i përkeqësoi gjërat”, deklaroi ajo.

“Sa për të gjithë familjen time, duke përfshirë vëllanë, motrën, kushërirat, hallat, dajat, dhe gjithë audiencën? ose ishin të pavetëdijshëm ose ishin të dehur”.

“Unë isha ajo që kishte frikë të lëvizte se e dija që babai im do të më vendoste diku nëse nuk do të bashkëpunoja… edhe në Amerikë, në vendin e lirisë”.

“Asnjë person nuk u ngrit për mua! Kështu që mami, hiqe faljen dhe largohu”. /Telegrafi/

Exit mobile version