E kaluara e vajzës që u shpall “Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu, ka bërë bujë të madhe në mediet shqiptare e faqet rozë.
Ditën kur mori kurorën e vajzës më të bukur, ajo në një nga intervistat theksoi se babai i saj ndodhet në burg për shkak se kishte kërkuar drejtësi për të.
Në një intervistë të fundit dhënë për Prive në rubrikën 60 sekonda, bukuroshja nga Gjilani rrëfen momentin më të lumtur në jetë.
“Momenti më i lumtur në jetë”, ka qenë pyetja drejtuar modeles tashmë të njohur.
“Kur është liruar babai nga burgu”, u përgjigj Sejdiu.
19-vjeçarja po ashtu ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare ku është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.
“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”, ka thënë ajo.
Tuti ka thënë se për këtë rast është dënuar me tre vite një person, e se ajo vazhdon të merr provokime nga familja e të njëjtit. /Telegrafi/