Një shofer i autobusit rrahu për vdekje gruan e tij, kur ajo i kërkoi që të qëndrojë jashtë shtëpisë pasi që infektuar me coronavirus.
Hussein Egal, 66-vjeç, mbyti gruan e tij 57-vjeçe Maryan Ismail në apartamentin e tyre në Edmonton në veri të Londrës, gjatë izolimit të prillit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Në seancën gjyqësore është bërë e ditur se sulmuesi kishte përdorur mjete të ndryshme të forta për ta goditur gruan – përfshirë këmbët e tavolinë, shkallë dhe shufra tjera.
E Egal ka pranuar se e ka mbytur, por ka refuzuar kategorikisht se e kishte bërë me qëllim. Ismail që punonte si pastruese në një shkollë, ishte gjetur pjesërisht e zhveshur në dysheme dhe e mbuluar në gjak.
Ekipi i forenzikës ka konstatuar se janë identifikuar 68 plagë të ndryshme në të gjitha pjesët e trupit. /Telegrafi/