Site icon Telegrafi

Kërkoi babanë që jetonte si i pastrehë mijëra kilometra larg shtëpisë, në aksionin për gjetjen e tij morën pjesë 200 mijë persona (Foto)

Gjatë natës së 25 dhjetorit kur edhe festohej Krishtlindja, 24-vjeçari Norman i është drejtuar përdoruesve të Twitter-it me një kërkesë – ta ndihmojnë ta gjej babanë, i cili sipas gjitha gjasave jetonte si i pastrehë në Hambrug dhe që gjithashtu dyshohej se ishte në gjendje të rëndë fizike.

Për fat të mirë thirrjes së tij i janë përgjigjur shumë njerëz, madje numri i tyre shkoi në 200 mijë që e kanë shpërndarë kërkesën e tij, kurse shumë prej tyre i kanë sugjeruar se ku mund të jetë babai i tij, transmeton Telegrafi.

Norman për herë të fundit kishte biseduar me babanë e tij para 8 viteve, kurse fakti se Norman jeton sot në Boston e ka bërë edhe më të vështirë kontaktin me babanë. Kështu filloi kërkimi masiv për të, kurse Norman në Twitter vazhdimisht informonte masën për përparimet që bëheshin në gjetjen e babait.

Pak ditë para Vitit të Ri, është lajmëruar një burrë nga Hamburgu që kishte vërejtur babanë e Normanit. Ai e kishte dërguar në shtëpi, dhe të nesërmen babai i tij Klaus i telefonoi të birit. Kjo befasi e preku thellë në shpirt Normanin, kurse pas bisedës telefonike i njoftoi përdoruesit e Twitter-it e në veçanti ata që e ndihmuan në këtë rrugëtim, se kishte biseduar me babanë.

“Ky është babai im. Nuk dukej si i pastrehë në fotografinë të cilën i ngulja sytë me orë të tëra. Thjesht më dukej si babai im”, ka shkruar ai.

Norman gjithë këto vite të humbura dëshironte vetëm një gjë – që ta përqafoj shumë.

Kështu më 24 janar, Norman së bashku me të dashurën e tij Lisa udhëtuan për në Hamburg. Para se të takohej me babanë pranoi se ndihet disi çuditshëm.

“Kam mbetur pa koment. Ju falënderoj shumë të gjithëve që ma keni kthyer babanë”, ka shkruar Norman në Twitter.

Derisa sa ta kthej në Boston, Normanit do t’i duhet disi të kujdeset për babanë e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version