Telegrafi

Kërkohet zgjidhje për tregtarët e paligjshëm të pemëve dhe perimeve në Maqedoni

Grupi i tregjeve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkon përfshirjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në zgjidhjen e problemit me tregtarët e egër, të cilët në rrugë shesin pemë dhe perime sezonale.

Sipas tyre, MPB-ja duhet t’u bashkangjitet inspektorëve tregtarë dhe komunal në këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyetimi i grupacionit është se tregtarët e paligjshëm krijojnë konkurencë të pandershme, si edhe rrezikojnë sigurinë në komunikacion dhe e ndotin ambientin. Veprimtaria e tregtarëve të paligjshmën ndikon 20% në të ardhurat e përgjithshme të tregjeve të ligjshme./Telegrafi/