Këshilli Turk i Sigurisë Kombëtar njoftoi sot se e ka këshilluar qeverinë e vendit, të zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për tre muaj.
Qeveria turke do të takohet sot vonë, ku pritet të njoftojë vendimin e saj lidhur me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Reuters.
Ndryshe, gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në korrik të vitit të kaluar, kur është tentuar grusht shteti i dështuar, raporton KosovaPress.