Telegrafi

Kërkohet zbritja e tarifës së energjisë elektrike

Këto shtatë organizata civile sot e kundërshtuan vendosmërisht ngritjen e çmimit të tarifës së energjisë elektrike. Ramadan Iljazi nga Organizata “FOL-08” tha se KEK-u nuk ka argumente për të bërë këtë ngritje. Ai njëherësh e kritikoi KEK-un për ofrimin e shërbimeve “jo cilësore” ndaj qytetarëve të vendit.

Koalicioni bëri të ditur se duke filluar nga e hëna e deri më 6 shkurt, do të fillojë mbledhjen e peticioneve nga qytetarët e gjashtë qendrave më të mëdha të Kosovës, e të cilat do ti dorëzojë në Kuvendin e Kosovës dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji. E gjithë kjo me qëllim të anulimit të ngritjes së çmimit të tarifës së energjisë elektrike.