Telegrafi

Kërkohet zbatimi i plotë i udhëzimeve qeveritare për punëtorët në rastin e temperaturave të larta në Maqedoni

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon masa për mbrojtjen e punëtorëve që punojnë në temperatura të larta dhe zbatim të plotë të udhëzimeve të Qeverisë për mbrojtje nga koha e nxehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja rikujton se punëdhënësi, sipas Ligjit për siguri dhe shëndet, është i obliguar të sigurojë kushte të duhura për punë që nuk do ta rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorit.

Edhe Komiteti i Helsinkit (KH) për të drejtat e njeriut bën thirrjepublike për inspektoriatin përgjegjës të punës që të del në terren dhe të ndërmerr masa për mbrojtjen e punëtorëve të tekstilit nga temperaturat e larta.

Sipas tyre, punëtorët e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve ekspozohen në rrezik të lartë për shëndetin e tyre, dhe se gjendja në fabrika është alarmuese.

KH vlerëson se gjatë konstatimit të rrezikut dhe dëmeve në vendin e punës, duhet vëmendje e posaçme t’i përkushtohet mundësisë së përkeqësimit të shëndetit të punëtorëve./Telegrafi/