Site icon Telegrafi

Kërkohet vrasja e Erdoganit

Në mitingun e organizuar në Bern të Zvicrës kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, nga ana e përkrahësve të organizatës kurde PKK, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet një pankarti u tregua si objektiv i një sulmi.

Një pankartë me sfond të zi kishte fotografi të Erdoğanit dhe i ishte drejtuar një armë dhe shkruante “Kill Erdogan”, (Vriteni Erdoğanin), raporton Anadolu Agency (AA).

Në mitingun e organizuar në “Sheshin e Parlamentit” në qendër të Bern-it, morën pjesë përkrahës të PKK, DHKP-C, YPG dhe organizatave të tjera majtiste terroriste.

Në miting morën pjesë rreth 250 persona, ndërsa u vërejt që edhe Partia e Gjelbërve të Zvicrës jep përkrahje.

Folësit në këtë miting bërën thirrje që në referendumin i cili do të bëhet në Turqi më 16 prill të jepet votë për “Jo”. Ndërsa ishin varur parulla në të cilat shkruhej “Jo” në gjuhë të ndryshme.

Gjithashtu tërhoqi vëmendje që policia nuk ndërhyri për pankartën në të cilën, përkrahësit e organizatës PKK kishin treguar presidentin Erdoğan si objektiv.

Demonstruesit mbanin flamujt e PKK-së dhe afishet e liderit të organizatës, ndërsa shpesh herë brohoritnin me slogane si “terrorist Erdoğan” dhe “diktator Erdoğan”.

Exit mobile version