Mesatarisht gratë fitojnë 12.5% më pak se burrat, kurse vështirësi hasin edhe në punësim në vende të caktuara të punës. Kështu thonë të dhënat e fundit të Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prandaj, në ditën ndërkombëtare të grave – 8 marsin, KSL-ja kërkoi që puna të vlerësohet njëjtë dhe të mos ketë diskriminim gjinor gjatë punësimit.
Sipas AIM-së, KSL-ja theksoi se shumë gra të ndershme i tejkalojnë meshkujt në secilën fazë të arsimit, por kjo nuk vlerësohet në vendin e punës./Telegrafi/