Një burrë nga jugu i Londrës e ka vendosur një poster, ku kërkon hajnin që ia kishte thyer shtëpinë dhe i kishte vjedhur shumë gjëra.
Sebastian Stephension ka nxjerrë fotografitë që janë marrë nga kamera e sigurisë, dhe i ka shtypur në një letër të madhe, ku shkruan: “Kërkohet i vdekur ose i gjallë”.
Madje, 34-vjeçari që menaxhon një kompani ndërtimore dhuron edhe njëmijë funte shpërblim, për atë që i ndihmon ta identifikojë hajnin.
Mirëpo, kjo është kritikuar nga banorët, të cilët e kanë mbuluar me ngjyrë të zezë fjalën ‘vdekje’, dhe e kanë njoftuar Policinë.
Forcat policore i kanë tërhequr vërejtjen atij, duke i kërkuar ta largojë këtë mbishkrim, sepse është kërcënues dhe me motive nxitëse.
Nuk bëhet e ditur vlera e gjërave që ia janë vjedhur Stephension, për të cilat ai e kërkon me çdo kusht keqbërësin. /Telegrafi/