Gjykata Penale iu shqiptoi masën e paraburgimit Aleksandar Vasilevskit – Ninxha dhe Nikolla Mitrevski – Koljo si dhe dy personave të cilët janë të pakapshëm, të cilët akuzohen për dhunën e përgjakshme në Kuvend në 27 prill.
Vendimi për 30 ditë paraburgim është dërguar në Prokurorinë për krim të organizuar, ndërsa policia duhet të shpallë flet-arrest.
Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar ti zgjatet paraburgimi ish-drejtorit të Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, sepse masa një mujore i skadon pas tre ditëve.