Site icon Telegrafi

Kërkohet me urgjencë gjak për aktorin Luan Jaha nga personat që kanë kaluar COVID-19

Luan Jaha

Aktori i mirënjohur shqiptar, Luan Jaha, tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shërimin e tij duhet të sigurohet gjak nga personat që veçse e kanë kaluar COVID-19, ndërsa në këtë mënyrë sigurohet plazma e gjakut.

Njoftimin e ka bërë avokati Arianit Koci në një postim në rrjetin social Facebook,  duke theksuar se kërkohet grupi i gjakut A-Pozitiv.

“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për aktorin Luan Jaha. Personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar COVID-in, e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv, mund të më shkruajnë”, ka shkruar ai në postim.

Gjithsej ai ka theksuar se duhem në minimum 50 antitrupa, teksa edhe vet ai do të dhurojë gjak aq sa është e nevojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version