Sindikata e punëtorëve të drejtorisë, organeve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarve (SPOGJ) dhe Shoqata e administratës gjyqësore (SHAGJ) e kanë përshëndetur vendimin e organeve përgjegjëse për zbatimin e pjesërishëm të Ligjit për shërbim të prokurorit publik dhe Ligjit për pagat e prokurorëve publik që ka ndikuar në pagesën e shtesave të rrogës për kushte të posaçme të punës,ekzistimit të rrezikut të madh, besueshmërisë dhe punës gjatë natës, punës në ndërrime dhe punës jashtë orarit, me vlerë prej 20%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sindikalistët shprehen të habitur nga mosangazhimi i Ministrisë së drejtësisë dhe Këshillit gjyqësor për të aprovuar kërkesën e vetme të tyre gjatë protestave 62 ditëshe të vitit të kaluar për t’i fituar shtesat e njëjta, duke provokuar punëtorët gjyqësorë.
Prandaj, SPOGJ dhe SHAG do t’i drejtohen Ministrit të Drejtësisë dhe atij të Financave për të kërkuar trajtim të barabartë për të gjithë të punësuarit në organet gjyqësore./Telegrafi/