Site icon Telegrafi

Kërkohet testi i ADN-së për të përcaktuar nëse këlyshi endacak është një qen apo një kojotë

Shpëtuesit e kafshëve në Teksas kërkuan bërjen e një testi të ADN-së për të përcaktuar nëse një këlysh i gjetur nga policia në Dallas është një qen apo një kojotë.

Dallas Animal Services tha në një postim në Facebook se këlyshi, i quajtur Toast, u gjet nga Departamenti i Policisë së Dallasit pranë një kazan.

Policia nuk ishte e sigurt nëse këlyshi ishte një qen shtëpiak apo një kojotë, dhe nga Dallas Animal Services deklaruan se as nuk ishin të sigurt mbi llojin e kafshës, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e shërbimeve të kafshëve thanë se kanë kërkuar bërjen e një testi të ADN-së për të përcaktuar llojin e Toast.

Zyrtarja e Shërbimeve të Kafshëve në Dallas, Jacqui Sutherland, e cila po kujdeset për Toast, tha se ajo beson se këlyshi ka të ngjarë të jetë një qen shtëpiak, ndoshta një përzierje e racës “Australian Shepherd”.

Sutherland tha se Toast do të vihet në dispozicion për birësim nëse veçse këlyshi rezulton të jetë një qen shtëpiak. /Telegrafi/

Exit mobile version