Site icon Telegrafi

I kërkohet të tregojë një barcoletë, përfaqësuesi i Malit të Zi në Eurovision: A e dini se çfarë dhurate marrin për Krishtlindje fëmijët e verbër dhe të shurdhër? Kancer

Një përfaqësues i Malit të Zi në Eurosong ka tronditur publikun botëror.

Përfaqësuesi i ri i Malit të Zi në konkursin e këtij viti për këngën më të mirë të Evropës, Vanja Radovanovic, befasoi të gjithë publikun e Eurovisionit me një përpjekje të paharrueshme për t’i bërë të qeshin gazetarët.

Në një konferencë për shtyp, gazetarët i kërkuan malazezit që t’iu tregojnë një shaka të vendlindjes.

Ai pa përtesë iu tha një barcelotetë të shkurtër, por që zgjoi reagimin e publikut. “A e dini se çfarë dhurate marrin për Krishtlindje fëmijët e verbër dhe të shurdhër? Kancer”, tha 35-vjeçari.

Kjo bëri të reagojnë organizatat për mbrojtjen e drejtave të njeriut, të cilët kërkuan përjashtimin e garuesit të Malit të Zi.

Megjithatë, Radovanovic nuk u skualifikua dhe nuk arriti të shkojë më tej në finalen e madhe të së shtunës (nesër).

Ndryshe, tre shqiptarë tashmë gjenden në finale, ku Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë, italinët Ermal Meta si dhe Qipron e prezanton Eleni Foureira. /Telegrafi/

Exit mobile version