Site icon Telegrafi

Kërkohet standardizim i strehimoreve private në qendrat turistike të Maqedonisë

Asociacioni i Hoteleve të Maqedonisë (AHM) kërkon standardizimin e kapaciteteve të strehimoreve private dhe uljen e konkurencës së pandershme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të AHM-së, Kërste Bllazhevski, konkurenca e pandershme ka ndikim negativ mbi turizmin në rajon, duke theksuar se duhet të dihet se cila strehimore kushton 10, 20 apo 5 euro.

Bllazhevski thotë se strehimoret individuale janë në numër të madhm, mirëpo arazhimi i dhomave duhet të bëhet përmes agjencive turistike ose ndonjë zyre.

AHM-ja sqaron se nuk është kundër strehimoreve private, por kërkojnë një barazvlerësim proporcional me objektet hotelerike./Telegrafi/

Exit mobile version