Site icon Telegrafi

Kërkohet më shumë barazi në trajtimin e femrave të punësuara në Maqedoni

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi ka shprehur shqetësime për shkallën e lartë të diskriminimit në sferën e punësimit dhe marrëdhënieve të punës.

Sipas tyre, ky diskriminim shprehet përmes rrogave më të ulëta për femrat, numrit më të vogël të pozitave udhëheqëse dhe më shumë të paguara, si edhe numrit të madh të shpalljeve për punësime që nuk mundësojnë punësimin e femrave, e sidomos të atyre më të moshuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në prag të ditës së 8 marsit, Komisioni shpreh shqetësimin për statusin e grave shtatzëna, nënave të pavarura dhe nënave me fëmijë me nevoja të veçanta, si në vendin e punës, ashtu edhe në sferat tjera të jetës shoqërore.

Komisioni kërkon nga institucionet arsimore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale për më shumë vetëdijësim për nevojën e përfshirjes më të madhe në procesin arsimor të vajzave rome të rajoneve rurale, familjeve të varfëra dhe atyre me pengesa./Telegrafi/

Exit mobile version