Pas procedurës për shkelje të mundshme disiplinore dhe të Ligjit për Prokrurorë Pulbik, hjatë ditës së sotme u kërkuar edhe zyrtarisht shkarkimi për ish-shefes së së Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska.
“Për prokuroren e mëhershme publike në Prokurorinë Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është vërtetuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore, edhe atë të nenit 91, alineja 6 e Ligjit për Prokurorë Publik dhe Komisioni ka vendosur që të rekomandojë shkarkimin e saj deri te Këshilli i Prokurorëve Publik”, thonë nga Prokuroria Publike e RMV-së.
Ruskovska ka të drejtë ankimimi në Këshillin për Prokurorë Publik.
Kujtojmë se nisma për ngritjen të procedurës disiplinore dha prokurori publik Ljubomir Joveski i cili më pas edhe e kishte suspenduar Ruskovskës nga puna./Telegrafi/