Site icon Telegrafi

Kërkohet shkarimi i Këshillit gjyqësor me në krye Jovo Vangellovskin

Këshilli për verifikim të fakteve ka dorëzuar kërkesë deri te Këshilli gjyqësor për t’u tërhequr këshilli pesëanëtarsh i Gjykatës së Lartë, me në krye Jovo Vangellovskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga portali ”Pravosudvso” që citon burime jozyrtare por të besueshme gjyqësore.

Arsyeja e kësaj kërkese është vendimi për paraburgim të afaristit Sead Koçan, i cili është i përfshirë në hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në lëndën ”Trust”.

Deri në fund të javës Këshilli për verifikim të fakteve do të kërkojnë edhe procedura për shkarkimin e gjykatësve të Gjykatës së Apelit në Shkup dhe të Gjykatës së Lartë për ”procedurim joprofesional dhe të pandërgjegjshëm”, për dy të akuzuarit tjerë, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, që janë të përfshirë në hetimet në lëndën ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”./Telegrafi/

Exit mobile version