Site icon Telegrafi

Kërkohet shfrytëzimi i teknologjisë informatike në kompanitë e Maqedonisë

Komapanitë në Maqedoni duhet patjetër të futin në shfrytëzim sisteme kompjuterike nëse dëshirojnë që të jenë konkurues në treg dhe ta rritin efikasitetin dhe efektivitetin e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu thonë nga Oda për Teknologji Informatike (OTI) pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë. Sipas tyre, ata kompani që nuk do t’i ndjekin risitë teknologjike rrezikojnë që të ngecin dhe të mbeten jashtë tregut.

Sipas AIM-së, kompanitë në Maqedoni përballen me mungesë të kuadrit të teknologjisë informatike, ndërkaq sfidë e kompanive mbetet joshja dhe mbajtja e kuadrit të ri të teknologjisë informatike, që të mos largohen nga vendi./Telegrafi/

Exit mobile version