Telegrafi

Kërkohet ruajtja e tokës bujqësore

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunë së Malishevës, mbajti të mërkurën debat publik me qytetarë, këshilltarë të Kuvendit Komunal të Malishevës, mbi Draft Rregulloren për Tokën Bujqësore.

Milaim Morina nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural prezantoi Draft Rregulloren për Tokën Bujqësore e cila përcakton procedurat dhe kriteret e vendosjes për ndërrim të përhershëm ose të përkohshëm të destinimit të tokës bujqësore.

“Procedurat e parapara kërkojnë në veçanti një bashkëpunim të ngushtë të organeve përkatëse kompetente për planifikimin hapësinore dhe bujqësi, përfshirë këtu edhe Kuvendin Komunal, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Malishevë”, tha ai.

Pjesëmarrësit në debat kërkuan që toka bujqësore të ruhet, duke zbatuar ligjin në përpikëri, për shkak të degradimeve, sidomos të tokës pjellore nga faktori njeri.

Draft Rregullorja për Tokën Bujqësore, pritet të kalojë edhe nëpër një debat të drejtorive përkatëse Gjeodezisë dhe Kadastrës, Urbanizmit, Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe të dërgohet për miratim në Kuvend. /Telegrafi/