Site icon Telegrafi

Kërkohet rigjykim për rastet e dyshimta të vendimeve dhe proceseve gjyqësore në Maqedoni

Komiteti për mbrojtje të të drejtave su asociacion i shoqatave dhe qytetarëve të prekur kërkon që vendimet gjyqësore që janë marrë në kundërshtim me sundimin e ligjit, me porosi, zbatim të parregullt të së drejtës dhe me vlerësime selektive, të njëanshme dhe të pasakta, të përsëriten, respektivisht të krijohen kushte për gjykim të drejtë.

Sipas tyre, duhet të ripërsëriten rastet ku është bërë shkelje e rëndë dhe supozim i pafajsisë, ku janë përdorur dëshmitarë të rrejshëm të mbrojtur, dhe është keqpërdorur ujdia, ku janë keqpërdorur masat hetimore dhe ekzistojnë materiale të përgjuara në mënyrë të paligjshme që vërtetojnë motivin politik, dhe ku ka keqpërdorim të sistemit AKMIS.

Komiteti kërkon nga Qeveria që të miratohen mekanizma nënligjore për masa dhe një trup pune që do ta mbikëqyr zbatimin e këtyre mekanizmave./Telegrafi/

Exit mobile version