Telegrafi

Kërkohet respektimi i motoçiklistëve në komunikacion dhe i rregullave tjera

Këshilli republikan për siguri në komunikacion dhe rrugë (KRSKRR) kërkon mga motoçiklistët që të kenë me vete kokoren, apo helmetën, të jenë të vëmendshëm në shpejtësinë e lëvizjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli gjithashtu kërkon nga motoçiklistët që të shfrytëzojnë dritat treguese, të mbanë një distancë, t’i shfrytëzojnë të dy frenat, t’u ikin ”këndeve të vdekjes”, si edhe të veshin jelek reflektues dhe pajisje mbrojtëse.

Motoçiklistëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion, të respektojnë rregullat. Edhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion u kërkohet që të respektojnë motoçiklistët si pjesëmarrës të barabartë në komunikacion./Telegrafi/