Dhjetë dosje janë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese te Kosovës në lidhje me refuzimin e padive për kompensimin dëmeve te luftës.
Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, kërkon që të mbrohet Kushtetuta e Kosovës.
“Kërkojmë nga Gjykatat Themelore dhe Gjykata e Apelit që përmes aktvendimeve të tyre ta ndërpresin fyerjen, respektivisht sharjen e mëtutjeshme të viktimave të luftës. Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe lidershipi në fron, që në agjendën ‘Drejtësia 2020’ ta fusin si çështje të veçantë dhe me prioritet marrëveshjen për bartjen e juridiksionit në gjykatat vendore”, tha ai.
Ndërsa avokati Kadri Osaj, vlerësoi se ajo që po ndodhë në gjykatat e Kosovës është absurditet.
“Kjo që po ndodh në gjykatat tina është imponim i politikës në çështjet gjyqësore”, tha Osaj. /KP /Telegrafi/