Një grup i qytetarëve në mesin e të cilëve edhe disa nga figurat që merren me zhvillimet në vend, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar politike, e në veçanti me presionin ndaj deputetëve për të ndryshuar qëndrimin politik.
Sipas tyre një praktikë e tillë është shkelje e standardëve të demokracisë parlamentare.
Ata vlerësojnë se presionet me metodat e shantazhimit përbëjnë vepër penale.
Komunikata e plotë dhe lista e qytetarëve të nënshkruar:
Shprehim indinjatën tonë me presionin që po u bëhet deputetëve për ta ndryshuar qëndrimin politik lidhur me formimin e institucioneve.
Mendojmë që kjo praktikë është shkelje e standardeve të demokracisë parlamentare. Kjo mund të shndërrohet në një premisë të dëmshme dhe të rrezikshme në tërë procesin e ndërtimit të shoqërisë së lirë dhe demokratike.
Presionet e çdo lloji cenojnë vullnetin e qytetarëve të dhënë në ditën e zgjedhjeve. Presionet dhe cenimi me metodën e shantazhimit ka elemente të veprës penale; të cenimit të së drejtës së votimit dhe presionit në ushtrimin e detyrës zyrtare.
U bëjmë thirrje deputetëve që mund të jenë subjekte presioni, t’i denoncojnë publikisht edhe në organin e akuzës. Shantazhet e zhvleftësojnë rendin demokratik të Republikës.
Vlerësojmë që liria e deputetit për të votuar nuk guxon të cenohet e të shantazhohet në asnjë rrethanë.
Prokurorisë gjithashtu i bëjmë thirrje të qëndrojë syhapur ndaj dukurive të cilat rrezikojnë seriozisht tërë procesin kushtetues të ndërtimit të shtetit dhe përfaqësimit të vullnetit të lirë të qytetarëve. Ne jemi absolutisht kundër çdo presioni ndaj të zgjedhurve të popullit.
Ne përkrahim dhe mbrojmë integritetin e deputetëve që në Kuvend të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë duke respektuar votën e çdo qytetari në zgjedhjet e 11 qershorit.
Nje grup i qytetarëve
15 gusht 2017
Prishtinë
Visare Gorani
Florina Duli
Imer Mushkolaj
Luljeta Aliu
Yll Rugova
Seb Bytyci
Krenar Shala
Besnik Pula
Eliza Hoxha
Ilir Bajri
Asdren Rrahmani
Jetlir Buja
Fahri Musliu
Skender Boshnjaku
Ilaz Bylykbashi
Samir Potera