Telegrafi

Kërkohet që palestra “Minatori” t’i ketë mbi 7 mijë ulëse

Palestra "Minatori" në Mitrovicë

Udhëheqësi i tifogrupit “Torcida”, Shefqet Begu, ka kërkuar që palestra “Minatori” t’i ketë deri në shtatë mijë ulëse.

Palestra Minatori në Mitrovicë është njëra nga më të zëshmet dhe më të mbushurat në Kosovë.

Këtë e bënë interesimi i madh i tifozëve “Torcida” dhe qytetarëve mitrovicas.

Megjithatë, udhëheqësi i tifogrupit “Torcida”, Shefqet Begu ka kërkuar rritjen e kapacitetit të palestrës pasi sipas tij ka interesim të madh të qytetarëve për t’i shikuar ndeshjet, shkruan Telegrafi.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërtohet një palestër sportive me kapacitet më të madh se palestra aktuale ose të rritet kapaciteti i shikuesve në palestrën “Minatori”.

“Mitrovica, qytet i sportit dhe kulturës meriton të perkrahet”, ka thënë Begu. /Telegrafi/