Site icon Telegrafi

Kërkohet që edhe punëtorët e sektorit privat të angazhuar në spitale të përfshihen në pagat shtesë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar sot që të përfshihen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat që janë të angazhuar në spitale dhe ambulanca në këtë kohë pandemie.

Kryetari i kësaj SPSPK-së, Jusuf Azemi theksoi se janë këmbëngulës për realizimin e kërkesave të tyre, derisa thotë se Qeveria po bënë ndarje karshi punëtorëve.

“E gjithë kjo marrëzi që e bënë Qeveria e Kosovës me këto ndarje, le t’i mbetet me të tyren. Data përfundimtare që të ndryshohen këto vendime është 30 shtator, sepse ne jemi këmbëngulës që ta marrim atë që ne e meritojmë. Jemi keq të diskriminuar, megjithatë ne nuk do të gjunjëzohemi dhe për hir të fatit të pacientëve, do ta shtyjmë këtë situatë”, tha Azemi në një konferencë për medie, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, Qeveria ka afat që deri më 30 shtator t’i ndryshojë këto vendime.

“Ne kemi lënë hapësirë që të takohemi brenda javës, që ndoshta brenda javës mund të takohemi sërish. E gjithë kjo që po na shtynë që të mos marrim veprime sindikale në bënë numri i madh i të infektuarve dhe të vdekurve”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Qeveria ndanë miliona euro për Pakon e Ringjalljes – përfitojnë ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19, kupona për ushqim dhe lehonat shtesa për fëmijët

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që t’i ndajë 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.

“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, por jo më pak se 60 euro, për tre muajt e ardhshëm, pra gusht, shtator, tetor”, ishte shprehur Murati. /Telegrafi/

Exit mobile version