Site icon Telegrafi

Kërkohet qasje për Vitinë në Autostradën “Arbër Xhaferi”

Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Salih Salihu ka thënë se është e papranueshme mos përfshirja e Komunës së Vitisë në Autostradën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Salihu i cili është kandidat i VV-së për kryetar të Komunës së Vitisë në zgjedhjet e 22 tetorit, tha se ky qytet ka potencial dhe duhet të ketë qasje në projektet e mëdha kapitale

“Komuna e Vitisë nuk është përfshirë në asnjë projekt kapital, mos përfshirja e Vitisë në autostradën e paraparë e ka lënë Vitinë, nuk ka kyçje në Gërlicë. I bëj thirrje qeverisë që urgjentisht t’i marrë parasysh kërkesat e qytetarëve dhe urgjentisht të bëhet kyçja”, theksoi deputeti nga Vitia, Salih Salihu. /Telegrafi/

Exit mobile version