John Ellery nga Shropshire e Anglisë, ka qenë duke e pastruar një piano të vjetër, ku ka gjetur një thesar me monedha ari.
Riparuesi i instrumenteve muzikore po kërkon pronarin e këtyre parave, apo të merr vet pronësinë mbi to, transmeton Telegrafi.
Meqenëse pianoja e prodhuar më 1906 ka pasur disa pronarë derisa është falur në një dyqan ku shiten gjërat për bamirësi, nuk dihet se kujt i përkasin monedhat e shekullit të XIX-të.
“Të gjitha ata që mendojnë se mund t’i përvetësojnë, kanë kohë të tregojnë provat deri më 20 prill. Më pas, unë do të nisi procedurën, si gjetës i tyre”, ka thënë Ellery lidhur me rastin.
Mendohet se ato janë fshehur gjatë Luftës së Parë Botërore, kur edhe përfundimisht janë hequr nga tregu dhe nuk u përdorën më. /Telegrafi/