Telegrafi

Kërkohet përkrahje më e madhe për bizneset e Gjakovës

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Gjakovës dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Odës dhe biznesmenët nga kjo komunë, siç deklaroi kryetari Gërxhaliu është biseduar lidhur me mundësitë e zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

“Për fat të keq sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Gjakovës janë të shumta. Është një forme e procesit të privatizimit i cili është i pa definuar. Është një migrim enorm i popullatës qoftë nga Gjakova në vendet tjera në Kosovë, ne mërgatë apo ne vende të jashtme dhe e tera kjo e ngulfat ardhmërinë e komunës”, tha ai.

Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj ka vlerësuar se ishte një takim i suksesshëm në të cilin është biseduar për shume sfida me të cilat përballet Gjakova. “Biseduam edhe për rrugët e zgjidhjes së tyre dhe unë e falënderoj kryetarin qe për here te pare është një angazhim i drejtpërdrejt për zgjidhjen e çështjes se kompanive apo ndërmarrjeve te Gjakovës dhe sidomos edhe te shoqërive aksionare”, tha kryetari Lekaj. /Telegrafi/