Site icon Telegrafi

Kërkohet përfundimi i projekteve rrugore në Kamenicë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në një takim sot kryetarin e Komunës se Kamenicës, Begzad Sinanin.

Gjatë takimit Sinani e njoftoi ministrin Zharku për zhvillimet në komunën e Kamenicës dhe nevojën e përfundimit të projekteve infrastrukturore që kanë mbetur pa u përfunduar, në veçanti projekti i Kopernicës, përfundimin i të cilit është shumë i nevojshëm për banorët e këtij rajoni.

Nga ana tjetër, ministri Zharku shfaqi gatishmërinë e tij për ta mbështetur Kamenicën.

Ai theksoi se do të shikohen mundësitë dhe që Ministria e Infrastrukturës do t’i mbështes ata për përfundimin e projekteve. /Telegrafi/

Exit mobile version