Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, prokurori publik dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit Mitko Çavkov.
Nga prokuroria thonë se pas njoftimeve të marra dhe për shkak frikës se i akuzuari do të arratiset dhe të të fshihet me qëllim t’i ikë nga përgjegjësia penale, prokuroria kërkoi nga gjykata penale Shkupi 1 t’i caktohet masa e paraburgimit, njofton Telegrafi Maqedoni.
I akuzuari është pjesë e lëndës që udhëhiqet për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, ku është caktuar seanca për shpalljen e vendimit./Telegrafi/