Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim për tetë persona të cilët kanë vjedhur drogën dhe e kanë bartur në Haraçinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se tetë persona dyshohet për dy tonë marihuanë të vjedhura në Josifovo.

Për ata kërkohet paraburgim, ndërsa Spasovski nuk dha sqarime se si të dyshuarit kanë arritur ta bartin marihuanën 137 kilometra pa u kapur dhe të mbrojë në Haraçinë.

“Për të gjithë personat do të kërkohet paraburgim. Momentalisht janë tetë persona dhe ndodhen aty ku duhet të jenë. Vazhdojnë aktivitetet në lidhje me aksionon. Hetimi vazhdon dhe ne nuk mund të udhëheqim hetimin përmes mediave. Kur do t’i kemi infromacionet do t’ua japim. Qëllimi është sigurimi i dëshmive në mënyrë që të gjithë të mbajnë përgjegjësi”, tha Spasovski.

Për format që fituan licenca për kultivimin e kanabisit tha se duhet të përmbushin kushte për sigurimin teknik dhe fizik të objekteve.

Exit mobile version