Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim për shkupjanin i cili vrau me automjet motoçiklistit dhe u arratis

Foto: Ilustrim

Prokuroria kërkon paraburgim për 26 vjeçarin nga Shkupi i cili dje me automjet vrau motoçiklistin në rrugën “Skupi” dhe më pas u arratis nga vendngjarja, kurse më pas vet u paraqit në polici.

Nga Prokuroria publikuan detajet e aksidentit ku humbi jetën 30 vjeçari.

“Shoferi nuk ka pasur leje vozitje dhe duke lëvizur nëpër rrugën “Skupi”, në përpjekje për tejkalim, ka kaluar në vijë të plotë duke u ndodhur në rrugën ku lëvizin automjetet në drejtim të kundërt. Në këtë mënyrë, shoferi ka goditur motoçikletën “Peugeut” me tabela të Shkupit ku ka pasur dy udhëtarë”, thonë nga Prokuroria.

Pas aksidentit, pa u dhënë ndihmë të lënduarve që janë shtrirë në rrugë, i dyshuari ka lëshuar vendngjarjen, ndërsa në aksident, motoçiklistë ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkëudhëtari po ashtu ka marrë lëndime të rënda trupore dhe më pas ka humbur jetën.

“Për shkak se ekzistojnë dyshime se i pandehuri mund të arratiset ose ta përsërisë rastin, prokurori publi propozoi te gjykatësi në procedurë paraprake që t’i caktohet masa e paraburgimit”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Exit mobile version