Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se sulmoi bashkëshorten dhe nënën e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.S., për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij.

Rasti ka ndodhur me datë 04.03.2019, në fshatin Hoqë e Madhe, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tij, ku në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me tani të dëmtuarën, bashkëshorten e tij, P.S., e ka goditur dhe rrëzuar atë, përderisa ka ndërhyrë nëna e tij, duke tentuar ta ndaloj të pandehurin i cili ishte duke e sulmuar bashkëshorten e tij, i njëjti e kishte goditur me një mjet të fortë edhe nënën, R.S.

“Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri K.S., ka kryer veprën penale ‘Sulmi’, nga neni 187 paragr3. Lidhur me parag.1 të KPRK-së. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version